Skip to content
Të Gjitha

Foto/ Merr flakë pema në ish-bllok, qytetarët hedhin kova me ujë nga ballkonet

· 1 min lexim

Një pemë në një rrugicë në zonën e ish-bllokut në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Pema e prerë në pjesën e sipërme, ishte shumë pranë dyqaneve dhe banesave.

Banorët ndërkohë janë përpjekur që të shuajnë zjarrin duke hedhur ujë nga ballkonet.

Shkaku i zjarrit ndërkohë nuk dihet ende, ndërsa në terren kanë shkuar edhe efektivët e policisë.

Policia ka rrethuar zonën në pritje të zjarrëfikëses, si dhe ka ndaluar kalimin e këmbësorëve për të shmangur një lëndim të mundshëm.

Pamjet janë siguruar nga agjencia e fotove “LSA”.