Shkodra vijon të jetë qyteti më problematik, përsa i përket përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në qytetin verior janë konstatuar 13 raste të reja me COVID-19.
Edhe pse numri i të prekurve ka shkuar në 70, qytetarët shkodranë nuk janë ndërgjegjësuar ende.
Nga 13 rastet e reja të konfirmuara në Shkodër, 4 janë pacientë të spitalit, 3 prej të cilëve në reanimacion, si dhe dy infermierë.
Ndërsa rastet e tjera janë një punonjës i postës në Velipojë, 2 persona në Shirokë dhe 4 të tjerë janë kontakte.
Ndërkohë në total, numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 467, ku në 24 orët e fundit u shënuan 21 raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan edhe 15 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin në 232.
Në spitalin Infektiv ndodhen 43 persona, 7 në terapi intensive, ku dy janë intubuar.
Ndërsa në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen 9 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive, ku 5 janë intubuar.