Tashmë Italia renditet si vendi i dytë në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, pasi SHBA përveç të infektuarve, ka edhe numrin më të lartë të viktimave, që deri tani është 20,580 .
Përtej Adriatikut tragjedia “COVID-19” ka marrë 19, 468 jetë njerëzish dhe ka infektuar 152, 271persona, duke shënuar kështu periudhën më të errët të italianëve, që pas Luftës së Dytë Botërore.
Disa ditë më parë qeveria italiane njoftoi ndryshimin e strategjisë për luftën ndaj COVID-19, duke miratuar një plan me 5 pika:
- Distancim social,
- mjete mbrojtëse për të gjithë spitale COVID në të gjithë territorin kombëtar,
- përforcim i rrjeteve shëndetësore lokale,
- studim për të kuptuar sa janë prekur dhe
- një aplikacion, si modeli i Koresë së Jugut, për të verifikuar kontaktet e personave të infektuar.
Sakaq, më 10 prill, kryeministri Conte lajmëroi zgjatjen e izolimit deri në 3 maj, duke u shprehur se masat e marra kanë dhënë fryte, por nuk duhet të rrezikojnë, duke çuar në rritjen e numrit të viktimave.
Dekreti i ri/ Italia e “kyçur” deri më 3 maj, Conte: “Nuk mund të rrezikojmë më shumë”
Ndërkohë, Italia ka vendosur që të aplokojë të shumëpërfolurin “testim masiv” që në disa vende ka dhënë rezultat pozitiv, duke arritur të izolohet virusi që po tmerron botën.
Në një dalje për mediat italiane komisioneri i Posaçëm për Emergjencat ndaj Viruseve, Domenico Arcuri, ka theksuar se italianët do t’i nështrohen testeve të detyrueshme të gjakut, që do krijonin siç tha ai, të ashtuquajturën sistemi i “pasaportave të imunitetit”.
Duke ndjekur modelin e Koresë së Jugut, aplikacionet e gjurmimit të kontakteve të mund të shkarkohen në celular, duke u mundësuar njerëzve të dinë nëse kanë qenë në kontakt me dikë i cili ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.
Atëherë ata do të mund të testohen në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.
Mediat fqinje shkruajnë se virologët kanë tërhequr vëmendje se testet nuk do të jenë një dëshmi se personi ka fituar imunitet, por do të japin informacion nëse një person ka qenë në kontakt me virusin.
Nëse një test për antitrupa rezulton pozitiv, do të nevojiteshin të tjera teste për të mësuar nëse virusi është ende aktiv.
Qëllimi i zyrtarëve të shëndetit publik është të përcaktojnë se sa zgjat imuniteti ndaj këtij lloj virusi.