Skip to content
Të Gjitha

Shkon në 433 numri i të prekurve nga COVID-19, shënohen 17 raste të reja

· 1 min lexim

Shkon në 433 numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja nga 259 teste të kryera.

Rastet e reja janë shënuar në Krujë, Pukë, Durrës, Shkodër, Lushnje dhe Tiranë.

Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 15 persona të tjerë, duke e çuar numrin në 197, ndërsa 23 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.

 

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.

Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe tha se rastet e reja janë persona kontakti, të cilët nuk kanë respektuar masat e distancimit social dhe kanë kryer vizita familjare.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           209 raste
– Durrës           39 raste
– Lushnje         6 raste
– Elbasan         15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         52 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë              5 raste
– Mirditë           3 raste