Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bizneset të dërrmuara ekonomikisht nga COVID-19, Dhoma Amerikane e Tregtisë propozime urgjente për qeverinë

13:51 08/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka dërguar qeverisë një letër me disa kërkesa, për të lehtësuar pasojat ekonomike të COVID-19.

Letra i është drejtuar kryeministrit, Edi Rama, Ministres së Financave, Anila Denaj, Ministrit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi dhe Ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon akses në Fondet e Emergjencës COVID-19 për të gjitha bizneset, në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin. Gjithashtu kërkohet që kreditë që do të merren në kuadër të fondit të garancisë, për të mbuluar pagat e punonjësve, të akordohen me norma interesi minimale ose zero dhe borxhi të pezullohet derisa bizneset të marrin veten.

Një kërkesë tjetër është shtyrja e parapagimit të taksave për vititn 2020.

Gjithashtu kërkohet konsultimi me palët e interesit, përpara se të merren vendime që prekin biznesin.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë edhe tre rekomandime shtesë, të cilat janë:

Zhvillimi i gjyqeve online për bizneset që kanë nevojë.

Përmirësimi i platformave “e-albania”, “QKB” dhe “AKSHI”

Eleminimin e TVSH-së për produktet ushqimore dhe mjekësore

Leter-e-AmCham-lidhur-me-masat-ekonomike-COVID-19_Final-2

Qeveria ka miratuar një paketë në ndihmë të biznesit, ku i lejon që të marrë kredi, nëse nuk mund të shlyejë pagat e punonjësve.

Vlera e huasë për bizneset, nuk duhet të kalojë 3 paga mujore dhe vlera e pagës së një punonjësi nuk mund të jetë më e lartë se 150 mijë lekë.

Në çdo rast dhënia e kredisë do të realizohet sipas politikave të brendshme të çdo banke në lidhje me riskun e kredisë, por bankat e nivelit të dytë do të sigurojnë procedura të thjeshtuara dhe kohë shumë të shpejtë të procesimit të kerkeses së kredisë.

Në instrumentin e kredisë së garantuar nga kredia sovrane, biznesi mund të përfitojë një periudhë pa pagesë principali, jo më pak se 3 muaj.

Bankat e nivelit të dytë nuk do të aplikojnë kosto administrative mbi kredinë dhe do të ofrojnë një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast jo më të lartë se 2.85%.

Subjektet private duhet të përcjellin kërkesat e aplikimit për kredi pranë njërës prej bankave të nivelit të dytë, jo më vonë se 30 ditë nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Garancisë Shtetërore mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës përkatëse.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: biznescovid19kredi

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

Mjeku Xhaxho ka probleme me frymëmarrjen, ja si paraqitet gjendja në dy spitalet COVID

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English