Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Poliçanit.
Një 48-vjeçar ka qëlluar veten me armë zjarri, duke i dhënë fund jetës.
“Balkanweb” shkruan, se Ylber Spahiu e kreu këtë akt nën kushte të rënduara psikologjike.
Mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit la në Greqi gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa viktima prej disa javësh jetonte i vetëm.
Kanë qenë komshinjtë ata që njoftuan policinë, pasi dëgjuan krismat.
Menjëherë policia erdhi në vendngjarje dhe gjeti trupun e pajetë të 48-vjeçarit në banesë.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se Spahiu është vetëvrarë me kallashnikov.