Skip to content
Të Gjitha

COVID-19 e ndau nga gruaja dhe fëmijët, 48-vjeçari nga Poliçani vetëvritet me kallashnikov

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Poliçanit.

Një 48-vjeçar ka qëlluar veten me armë zjarri, duke i dhënë fund jetës.

“Balkanweb” shkruan, se Ylber Spahiu e kreu këtë akt nën kushte të rënduara psikologjike.

Mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit la në Greqi gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa viktima prej disa javësh jetonte i vetëm.

Kanë qenë komshinjtë ata që njoftuan policinë, pasi dëgjuan krismat.

Menjëherë policia erdhi në vendngjarje dhe gjeti trupun e pajetë të 48-vjeçarit në banesë.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se Spahiu është vetëvrarë me kallashnikov.