Skip to content
Të Gjitha

Lajm i mirë nga Infektivi, rritet numri i bluzave të bardha të shëruara

· 1 min lexim

Ka shkuar në 27 numri i bluzave të bardha të cilët kanë fitur betejën me COVID-19.

Lajmin e mirë e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në Facebook bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 infermierë dhe një mjeke.

“Lajm i mirë

Edhe

Gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP

Shkon në

Deri tani

#FORCA”, shkruan Manastirliu.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 17 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin në 400.

Në mesin e tyre numërohen 22 viktima dhe 154 të shëruar.

Në spitalin Infektiv ndodhen 52 të shtruar, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Tek “Shefqet Ndroqi” ndërkohë, ndodhen gjashtë pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive, 1 në pavion dhe 4 të intubuar.