Skip to content
Të Gjitha

Shënohen 6 raste të reja në Shkodër, 2 prej tyre familjarë të 80-vjeçares që humbi jetën dy ditë më parë

· 1 min lexim

Shkodra është kthyer në një zonë të kuqe të COVID-19.

Sipas “Dosja.al”, në qytetin verior janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me COVID-19.

Mësohet se 2 nga të infektuarit, janë familjarë të 80-vjeçares që humbi jetën dy ditë më parë.

Njëkohësisht është infektuar edhe infermieri që i shërbeu të moshuarës.

Rastet e reja janë konfirmuar në lagjet Kiras dhe Dobraç.

Të dhënat pritet të konfirmohen në përditësimin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve me COVID-19 në Shkodër ka shkuar në 38, duke u bërë kështu qyteti i dytë më i prekur, pas Tiranës me 174.

Ndërkohë shifrat zyrtare flasin për 361 të prekur, në mesin e të cilëve 21 viktima dhe 104 të shëruar.

Në Spitalin Infektiv aktualisht janë 64 të shtruar, 5 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa një është i intubuar.

Kurse në spitalin COVID 2, “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej, nga të cilët 6 ndodhen në terapi intensive, ku  2 janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë u shpreh se rastet e reja në Shkodër dhe Tiranë, janë për shkak të mosrespektimit të distancimit social.