Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet afati i punimeve të Komisionit për shkarkimin e Metës

· 1 min lexim

Punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Metës janë shtyrë për në 31 korrik.

Kërkesa e maxhorancës u miratua ditën e sotme nga Komisioni.

Mësohet se sapo të vijë raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias, do të bëhet përkthimi dhe më pas do të vijohet puna.

Kujtojmë këtu se Komisioni Hetimor u ngrit pas dekretit të presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Mazhoranca e konsideroi veprimin e Metës një krizë të prodhuar artificialisht.

Ndërkohë pjesë e hetimeve është edhe dekretimi i Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Kuvendi kishte zgjedhur Arta Vorpsin.

Pak muaj më parë u mor në pyetje edhe kreu i KED, Ardian Dvorani, i cili dha shpjegime përsa i takon emërimeve në Drejtësi.

Konflikti mes Metës dhe maxhorancës kulmoi me tubimin e disa javëve më parë, ku presidenti akuzonte Ramën për grusht shteti.

Shkak për tubimin u bë miratimi i projektligjit për dekretimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shfuqizuar rolin e presidentit.