Inxhinierët e Mercedes në Formula1 në bashkëpunim me Kolegjin Universitar të Londrës, kanë krijuar një pajisje të re për frymëmarrjen e pacientëve të prekur nga koronavirusi.
Atyre iu deshën 4 ditë për të prodhuar pajisjen që dërgon me presion dhe në mënyrë të vazhdueshme ajrin tek pacientët.
Pasi certifikua, shpikja do të testohet në një spital në veri të Londrës këtë fundjavë, shkruan “Daily Mail”.
Pajisja e cila furnizon me ajër dhe oksigjen mushkritë është një mënyrë alternative, për pacientët që i nënshtrohen procedurave të ventilimit.
Për krijimin e kësaj pajisje, inxhinierët modifikuan një aparaturë që përdorej për trajtimin e apneas së gjumit.
Mercedes mund të prodhojë 300 pajisje të tilla në ditë dhe nëse bashkohen edhe skuderitë e tjera, mund të arrihet shifra 1000.
Specialistët shprehen se aparatura do të përdoret vetëm tek ata pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë dhe do të eleminojë nevojën për trajtime intensive.
Shpikja është pjesë e projektit “Project Pitlane” dhe vjen si përgjigje e Formula1, ndaj thirrjes së qeverisë britanike për asistencë në pajisjet mjekësore.