Skip to content
Të Gjitha

Pas Skënder Bratajt një tjetër titullare rezulton pozitive me COVID-19

· 1 min lexim

 Bilanci  COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 197 të prekur, në mesin e të cilvë 10 viktima dhe 33 të shëruar.

Në mesin e të shëruarve janë edhe 3 mjekë dhe 3 anëtarë të personelit shëndetësor.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në mesin e të prekurve është edhe drejtoresha e Operatorit të Shërbimit Shëndetësor, Mirela Cami.

Pas zhvillimit të testit ajo ka rezultuar pozitive.

Specialistja e ISHP, Silva Bino, konfirmoi se Znj. Cami është e vetëizoluar dhe vijon të punojë nga shtëpia, ndërsa gjendja e saj shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

Drejtoresha e Operatorit është me COVID-19. Nuk ka asgjë, COVID-19 është një sëmundje infektive të gjithë mund të kemi kontakte mund të infektohemi. E rëndësishme është të vetëizolohemi. Ajo gjendet duke punuar nga shtëpia dhe është e vetizoluar, tha Silva Bino.

Kujtojmë këtu se në mesin e titullarëve të prekur është edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Në spitalin e Infektivit ndodhen 74 persona, 4 prej të cilëve në terapi intensive.

Pjesa tjetër e pacientëve janë shtruar në pavion dhe paraqesin gjendje të stabilizuar shëndetësore.