Skip to content
Të Gjitha

U arrestua për thyerje të urdhërit të mbrojtjes, gjykata jep vendimin për Klodian Duron

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka vendosur në arrest shtëpie  ish-futbollistin e Kombëtares, Klodian Duro.

Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e 24 marsit, pasi shkoi te banesa e ish-gruas, duke thyer urdhërin e mbrojtjes.

Ish-bashkëshortja e kishte denoncuar disa herë Duron për dhunë fizike dhe psikologjike pas nisjes së procedurave të divorcit.

Ndërsa mbrëmjen e arrestimit, ajo pretendon se Duro nuk pranonte të largohej dhe kishte filluar të godiste derën e apartamentit.

Avokati i ish-futbollistit është shprehur gjatë seancës, se klienti i tij kishte shkuar për të takuar vajzën, por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar.

“Ata janë në proces divorci dhe çështja ndodhet në Apel. Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takojë vajzën. Më datë 21 vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”, është shprehur avokati.

Nga ana e ish-futbollistit ndërkohë nuk ka ende një reagim zyrtar.