Shqipëria vijon luftën me COVID-19, teksa deri më tani numërohen 146 të prekur, nga të cilët 6 viktima dhe 17 të shëruar.
Teksa situata përkeqësohet dhe Shqipëria i drejtohet pikut të epidemisë, ndërgjegjësimi i qytetarëve është ende i ulët.
Ky fakt është konstatuar edhe nga mjeku Tritan Kalo, i cili ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët.
Kalo ka shpërndarë disa foto, ku shihen grumbullime njerëzish, vetëm pak metra larg QSUT, ku po kurohen pacientët me koronavirus.
Ai kërkon ndërgjegjësim nga qytetarët, pasi me këtë sjellje rreziku për t’u prekur nga COVID-19 është i madh.
Mjeku shtoi, se as burimet njerëzore nuk janë të pakufijshme, duke përmendur rastet e Spanjës dhe Italisë, të cilat kanë emergjencë për mjekë.
POSTIMI I PLOTE
Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUKU janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!