Me mbërritjen e COVID-19 në vendin tonë qeveria ka marrë masa të shumta, që shpesh janë konsideruar ekstreme.
Mirëpo, së fundmi Top Channel bën me dije se në institucionet shtetërore po qarkullon një dokument konfidencial konsultativ, i përgatitur nga një kompani e rëndësishme, ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë shëndetësore, me qendër në Monako.
Ky dokument është përgatitur për përdorim të brendshëm, në kuadër të strategjisë në përballjen me COVID-19 në javët dhe muajt e ardhshëm.
Në të evidentohet fakti se vendi ynë ka mundësi të preket më pak se vendet e tjera, sepse ka një popullsi me moshë mesatare 33.4 vjeç dhe 24 përqind e saj mbi 55 vjeç.
Më tej, theksohet se Shqipëria deri më tani ka bërë një punë të mirë duke u përgatitur në kohë në përballjen, me këto probleme të cilat tani janë duke i ndeshur shumë shtete të tjera, por kompania ka 6 sugjerime për autoritet shqiptare kur thotë se disa masa të reja shtesë, mund të zbatohen me qëllim zvogëlimin e zgjerimit të mëtejshëm të pandemisë.
“Zbatimin e strukturës me kode me ngjyrë për të ndjekur situatën me infeksionin, e ngjashme me atë të zbatuar në Singapor për të informuar popullsinë në lidhje me riskun dhe ndërgjegjësimin në rrugë të qartë dhe sa me të kollajtë. Monitorim të përditshëm të nivelit të vdekjeve duke vlerësuar riskun e këtij vrulli dhe trendin. Kompanitë duhet të organizojnë transportin për në vendet e punës dhe kthim të punonjësve duke siguruar masa sanitare gjatë transportit, si testim temperature përpara se hypin në autobusë dhe të respektohet distancimin fizik mes tyre. ”, thuhet në dokument.
Autoriteteve shqiptare u sugjerohet të inkurajojnë dhe orientojë biznesin privat në prodhimin e mjeteve spitalore si dhe bërjen kujdes me orarin e njësive të shërbimit.
“Është e nevojshme rikonfigurimi fabrikave në prodhimin e mjeteve sanitare përmes inkurajimit në të bërin e kësisoj siç është shembulli nga Italia ku shumë fabrika u kthyen në prodhuese të maskave mbrojtëse. Duhet po ashtu një numër i konsiderueshëm mjetesh higjenike si maska, doreza, syze etj, të jenë të disponueshme për ata që kanë nevojë në mënyrë të posaçme për personelin shëndetësor dhe qytetarët me probleme të mëpërparshme shëndetësore. Supermarketeve, farmacive dhe vendeve publike duhet tu përcaktohet se në kohën kur janë hapur ato të kenë, numër të limituar njerëzish që hynë, sikurse koha e hapjes së tyre duhet të jetë e atillë që të eliminohen dyndjet”.
Në fund dokumenti mbyllet me një vështrim mbi çfarë është bërë deri më tani nga Shqipëria , përfshirë sugjerimet që do të sjellin një kontroll të shtuar për epideminë e në mënyrë të posaçme reduktimin e të prekurve, gjë e cila do të lejojë vendin ti kthehet normalitetit në mënyrë të butë, me një impakt të vogël negativ në ekonomi, mbi të gjitha me një numër të vogël humbje jetësh.
Por, pavarësisht asaj që evidenton ky dokument vlen të theksohet se në vendin tonë COVID-19 po prek shumë moshat e reja dhe deri tani kanë humbur jetën një 43-vjeçar dhe një 49-vjeçar.
Vetë mjekët kanë bërë me dije se të rinjtë nuk janë të përjashtuar nga Coronavirusi, ndonëse mosha e tretë rrezikohet më shumë, madje mjeku Pipero renditi dje 2 arsye rreth faktit se përse mosha mesatare e të infektuarve në vendin tonë është kaq e re.
2 arsyet përse në vendin tonë po preken dhe po shënohen viktima në moshë të re