Ditën e sotme në vendin tonë u shënua edhe viktima e 5 nga Coronavirusi, teksa janë 123 të infektuar nga të cilët 57 persona gjenden të shtruar në Spitalin Infektiv.
Së fundmi, mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se shtretërit në spitale po mbushen dita-ditës dhe se po kaq shpejt ata shtretër po shtohen dhe po zëvendësohen.
Në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Open”, Pipero tha se kërkohen imazheristë dhe laborantë e infermierë, pasi ata mund të shpëtojnë jetë.
“Shtretërit po mbushen me shpjetësi dita-ditës, dhe me shumë shpejtësi po shtohen edhe shtretërit. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për imazheristë, laboratorantë dhe infermierë. Tashmë jemi në tehun e përpjekjes për të ndihmuar dhe për të kuruar të infektuarit. Orili i infeksionitit ka kaluar në plan të dytë pasi dimanika e sëmundjes dhe përparimi është shumë i shpejtë. Imazheristët mundësojnë shpëtimin e më shumë jetëve,”- tha Pipero.
Më herët mbrëmjen e sotme qeveria ka shpallur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
E FUNDIT/ Coronavirusi, qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Shqipërinë