Skip to content
Të Gjitha

U njoftua si viktima e pestë nga COVID-19, reagon Ministria e Shëndetësisë: 61-vjeçari ka pësuar vdekje klinike

· 2 min lexim

Pak minuta më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta të viktimës së pestë në Shqipëri nga koronavirusi.

Mirëpo në një reagim të mëvonshëm, thuhet se 61-vjeçari ka pësuar vdekje klinike, ndërsa mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.

Në njoftimin e parë të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhej se pacienti vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë: Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë! Pas pak mjekët në një prononcim.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën dy persona për shkak të koronavirusit, duke e çuar në 4 totalin e viktimave.

43-vjeçari nga Kavaja dhe 71-vjeçari nga Kuçova, patën përkeqësim të shëndetit mbrëmjen e djeshme dhe iu vendosën respiratorë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata nuk mundën dot të qëndronin në jetë.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë është 89 të prekur, nga të cilët 4 viktima dhe një i shëruar.

Në spitalin Infektiv janë shtruar 43 pacientë, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Pjesa tjetër e të prekurve ndodhen në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore.