Që pas mbërritjes së COVID-19 në Shqipëri kryeministri Rama ka zgjedhur që me anë të videove live në Facebook të komunikojë me qytetarët, ku ndër të tjera i njeh edhe me vendimet e fundit të qeverisë.
Kështu, në komunikimin e ditës së sotme Rama ka falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e treguar për të përballuar situatën e shkaktuar nga Coronavirusi, teksa ka treguar se 14, 428 familje janë ndihmuar me ushqime, teksa tha se nuk duhet harruar se shumë familje janë ende në çadra që nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Do të vazhdojmë pa pushim të trokasim në dyert e pensionistëve të vetmuar, të prekura nga tërmeti dhe do të bëjmë gjithçka që të mos u mungojë ushqimi bazë. Respektoni ata që po shkojnë shtëpi më shtëpi, njerëz të forcave të armatosura që nuk kanë asnjë borxh të lexojnë. Po bëjmë të pamundurën dhe do ta bëjmë deri në fund sepse kjo është detyra jonë. Por në këtë kohë të mallkuar duhet solidaritet, duhet mirënjohje.”
Lidhur me masat e marra për ndalimin e qarkullimit, Rama bëri me dije se që nga nesër në orën 05:00 ai do rihapet për ty mbyllur përsëri në orën 13:00.
“Nesër në 05:00 të mëngjesit do të hapet qarkullimi për ato që shkojnë në punë deri në 13:00 të drekës. Shohin videot nga operacioni humanitar dhe flasin për show, por çfarë show more iu marrtë e mira?
Flasin për vjedhje dhe selektivizim ndihmash, po ku e patë more iu martë e mira? Ja ku më keni mua më shani sa të doni por respektojini ata që po shkojnë shtëpi më shtëpi. Ata nuk kanë asnjë borxh të lexojnë komente të këqija. Po bëjmë gjithçka dimë dhe gjithçka mundemi. S’duam as lëvdata dhe as mirënjohje. Shoh që ankoheni për oraret. Nuk janë për qejf”, tha Rama.
Po ashtu, kreu i qeverisë ka kërkuar falje rreth videos së postuar dje me pretendimin se ishte xhiruar në Spanjë, por më pas rezultoi se pamjet ishin nga Algjeria.
Në këtë video shihej se si policia kthente me dhunë në shtëpi njerëzit që dilnin karantina, teksa Rama tha se ia kishte dërguar një mik nga Italia dhe se i kishte thënë që është bërë në Spanjë, duke thënë se ra edhe ai pré e qytetarit dixhital, por pa të keq.
Nga ana tjetër tha se grumbullimet dhe xhirot vijojnë të jenë të paligjshme dhe të patolerueshme në Shqipëri.
“Dje postova një video që gabimisht një mik nga Italia më tha që ishte nga Spanja, doli që ishte nga Algjeria, u hodhën përpjetë ata që i njihni të gjithë, nuk dua të merrem me ta, se vesi i tyre do dalë bashëm me shprtin, s’ka gjë që ju bën derman atyre. Ju kërkova ndjesë, rëndësi ka të mos e bësh qëllimisht. Më falni, rashë edhe uën pre e qytetarit dixhital, ishte krej e pafajshme në këtë mori ngarkesash, por ama qëllimi i positimt të saj nuk ndryshon. Që nesër forcat tona të rendit nuk do tolerojnë askënd, grumbiullimet e parregullta, radhët e gjatë dhe xhirot në rrugë janë tëa paligjsheme, janë të patoleruesheme”,- tha ai.