Është shënuar viktima e parë nga COVID-19 në Kosovë, teksa më herët ditën e sotme u bë me dije se numri i të infektuarve ka shkuar në 31 persona.
Bëhet fjalë për një 85-vjeçar nga komuna e Podujevës dhe sipas ‘Express’ lajmi është konfirmuar nga vetë djali i të ndjerit.
Mësohet se ky i fundit ka infektuar viktimën, pasi kishte qenë në një udhëtim në Itali, ku dyshohet të jetë prekur nga Coronavirusi.
Disa ditë më parë u bë me dije se Kosova pritet që të marrë 20 mijë aparatura që tregojnë për 10 minuta nëse pacienti është apo jo me Coronavirus.
Kosova blen 20 mijë aparatura që tregojnë për 10 minuta nëse je i infektuar nga COVID-19
Më 13 mars Kosova u prek nga COVID-19, pasi u konfirmuan zyrtarisht dy të infektuar me Coronavirus dhe tashmë janë 31 të infektuar të cilët ndodhen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
Në këto kushte Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Kosova shpall gjendjen e emergjencës nga COVID-19, thirrje shqiptarëve të diasporës
Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, teksa janë ndaluar hyrje-daljet për të gjithë qytetarët në komunat e Klinës dhe Vitisë, ku u shënuan dy rastet e para.
Ndërkohë, është vendosur mbyllja e institucioneve arsimore deri më 27 mars, pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore dhe pezullimi i të gjitha aktivitetet publike.
Po ashtu është ndërprerë edhe transportit ndërurban dhe janë mbyllur kufijtë tokësor për të gjithë ata që hynë në Kosovë, ndërsa janë mbyllur të gjitha lokalet, baret e qendrat tregtare, ku përjashtim bëjnë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë.
Kurti ka pezulluar përkohësisht të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin “Adem Jashari”, ku përjashtim bëjnë vetëm fluturimet ushtarake apo medicinale.