Qeveria ka miratuar miratuar një tjetër masë shtrënguese, në vijim të planit të masave për parandalimin e COVID-19.
Kryeministri Edi Rama, ka kufizuar orarin e punës së administratë, deri në 13:00 nga 16:00 që ishte më parë.
Kjo për shkak edhe të vendosjes së fashave të reja orare për lëvizjen e këmbësorëve.
Vendimi është publikuar mbrëmë në Fletoren Zyrtare.
Në vendim thuhet se nëpunësit civilë, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale, e cila i caktohet nga eprori dhe që mund të kryhet në kushtet e banesës.
Masat kufizuese nuk do të prekin rrogat e administratës.
Kujtojmë këtu se shefi i qeverisë pak ditë më parë prezantoi planin financiar për kapërcimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
Gjithashtu ai vendosi të përgjysmojë pagat e deputetëve dhe të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Disa nga pikat e planit janë:
2.5 mld lekë (20 mln euro) për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin mjekësor
10 mld lekë (80 mln euro) përmes garancisë sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive për pagat e punonjësve
6.5 mld lekë (53 mln euro) për nevojat imediate për shtresat në nevojë për biznesin e vogël dhe papunësinë e mundshme
2 mld lekë (16 mln euro) për Ministrinë e Mbrojtjes për operacionet humanitare
1 mld lekë (8 mln euro) për qeverinë për cdo urgjencë të paparashikuar
Fshirja e kamat-vonesave për debitorët aktivë të energjisë familjarë apo biznes i vogël me efekt 15 mld lekë (120 mln euro) do të përfitojnë 211024 abonentë
Riskedulim në gjashtë mujorin e dytë të 2020 dhe në vijim tatim fitimin për të gjithë biznesin nga fasha nga 2-14 mln lekë xhiro.
Bilanci i COVID-19 në vendin tonë është 76 të prekur, nga të cilët dy viktima dhe një i shëruar.
Tek Infektivi ndodhen 37 persona, ndërsa pjesa tjetër janë vetëkarantinuar në shtëpi dhe mbahen në kontroll nga mjeku i familjes dhe autoritetet vendore shëndetësore.