Ndërsa Italia është e mbërthyer nga koronavirusi, një grua shqiptare po bën xhiron e mediave italiane.
Bëhet fjalë për Hatixhe Hallullin, mama të tre fëmijëve të cilën e thërrasin Tixhe.
Ajo gatuan fokaçe dhe ëmbëlsira për urgjencën e spitalit në Florenzuola.
Për shkak të COVID-19 urgjenca është e mbyllur nga të dy krahët, ndërsa brenda ndodhen 50 shtretër për kurimin e personave me koronavirus.
Tixhja u ka ofruar drekën mjekëve, infermierëve dhe pastruesve të urgjencës, të cilët janë duke luftuar me koronavirusin.
“Dëshironte që gjesti i saj të mbetej anonim. I kërkojmë falje nëse do të marrë falenderime publike. Na ka sjellë këtu aromën e shtëpisë”, shprehet stafi i urgjencës.
Italia është vendi i dytë në botë pas Kinës me numrin më të lartë të personave me koronavirus dhe i pari në Europë.
Në gadishullin Apenin numërohen 37.713 të prekur, nga të cilët 2978 viktima dhe mbi 4 mijë të shëruar.