Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Coronavirusi: As deputetët dhe ministrat nuk iu shpëtojnë dot masave të rrepta të Ramës

00:14 19/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të ndalet në masat parandaluese për përhapjen e COVID-19, pasi mbrëmjen e sotme ka njoftuar të tjera masa.

Në një lidhje me Skype për ‘Open’ ai ka thëne se do të ketë ulje të rrogave për ministrat deputetët, por dhe për vetë atë, pasi edhe ata që janë në majë të piramidës do sakrifikojnë sepse jemi në një periudhë lufte dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në luftë.

“Ne do të shkurtojmë rrogat tona si qeveri, rrogat e atyre që janë në majë të piramidës. Do të shkurtojmë rrogat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është simbolike por për të dhënë mesazhin se do të lëmë diçka në mënyrë që ata që nuk kanë se me çfarë të shtyjnë në fund të muajit të kenë diçka”, tha Rama.

Po ashtu, Rama foli edhe për biznesin e madh apo oligarkët siç i cilësoi ai, të cilët sipas tij kërkojnë “donacione” nga qeveria në situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të Coronavirusit.

Kreu i qeverisë u shpreh se nëse ekonomia bie, oligarkët janë të parët që do të paguajnë,  “në çdo aspekt” dhe duke marrë shembullin e Milanos ku 50 restorante luksoze që u mbyllën për shkak të Coronavirusit dhe dhanë donacione për spitalet, Rama tha se këtë shembull mund ta ndjekin dhe oligarkët në Shqipëri.

“Nëse këtu bie ekonomia dhe nëse këtu ne nuk qëndrojmë dot në këmbë pasi të dalim nga kjo luftë, janë ata të parët që do paguajnë, në çdo aspekt.Unë e di shumë mirë se për çfarë flasin ata dhe i di shumë mirë për çfarë propozimesh flasin ata. Më bëjnë përshtypje se gjërat që ata kërkojnë sot i kanë kërkuar dhe kur s’ka pasur luftë. 50 restorantet më luksoze të Milanos dhanë donacione për spitalin kur u mbyllën. S’po them që ata të japin donacione, në fakt edhe mund të bëjnë, mirë është të bëjnë. Por të mos kërkojnë të paktën në këtë situatë donacione nga qeveria. Donacionet tona do jenë për ata që janë në nevojë”.

Më herët mbrëmjen e sotme Rama u shpreh se masat janë ilaç i vetëm në këtë luftë për sa kohë nuk është krijuar ende asnjë ilaç që ta luftojë, teksa u përfshi edhe në një debat me Eni Vasilin.

Kur pritet të përfundojë kjo luftë? Përgjigjet Rama, “Futeni mirë në kokë se prioritet është jeta”

“Mbaje mend atë që të thashë, mos e përsërit më!”, Rama përplaset ashpër me Eni Vasilin

Kujtojmë se qeveria deri tani ka marrë shumë masa të rrepta për qytetarët, por nuk e ka ende gati një plan rreth zgjidhjes së krizës ekonomike që mund të kalojë vendi si pasojë e virusit.

Ditën e sotme, ka reaguar edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë që ka ngritur alarmin, mbi hartimin urgjent të një plani konkret për të lehtësuar bizneset, pasi rrezikohet shkatërrimi i ekonomisë.

“Qeveria të hartojë plan urgjent masash, në të kundërt ekonomia do shkatërrohet”

Deri tani shtete të ndryshme kanë ndërmarrë nisma e paketa të rëndësishme rreth mënjanimit të krizës ekonomike që mund të shkaktojë virusi.

Qeveria gjermane ka miratuar paketën më të madhe të ndihmës ekonomike të Gjermanisë, me vlerë 550 miliardë euro për kompanitë e ndryshme, duke iu ofruar atyre kredi për të mbajtur bizneset e tyre hapur.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka miratuar dekretin ‘Cura Italia’ për emergjencën e Coronavirusit, duke ofruar 25 miliardë euro për familjet dhe bizneset.

Ditën e djeshme Britania e Madhe hartoi planin e saj, që parashikon: 1 miliardë paundë ndihmë direkte për familjet në nevojë që shpërndahet menjëherë nga Këshillat Vendore; 3 muaj shtyje të pagesës së kredisë; 330 miliardë paundë para në treg për të ndihmuar biznesin; 25 mijë paundë ‘cash’ për çdo biznes të vogël (pub, bar, dyqan i vogël) së bashku me përjashtim 1 vit nga taksat; një paketë mbështetëse e mundshme posaçërisht për linjat ajrore dhe aeroportet; ndihmë direkt në para për këdo që humb punën në rreth 90 paund në javë.

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza
Bota

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijen me të cilën udhëton Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të...

18:56 08/06/2025
Para

Urdhëri i ri i Ramës, nga sot qytetarët do të lëvizin vetëm 6 orë në ditë të pashoqëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.