Skip to content
Të Gjitha

“Mbaje mend atë që të thashë, mos e përsërit më!”, Rama përplaset ashpër me Eni Vasilin

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin ‘Open’ me Eni Vasilin, për të folur lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë dhe për masat e marra.

Mirëpo, në një moment ai dhe Vasili e kanë harruar shkakun e intervistës dhe janë përfshirë në një debat të ashpër për disa minuta.

Kjo pasi moderatorja e pyeti kreun e qeverisë lidhur me pagat e punonjësve që nuk kanë shkuar në punë për shkak të situatës së krijuar në vend.

Mirëpo, Rama iu drejtua se këtë pyetje e kishte sqaruar në pjesën e parë dhe në debat e sipër Vasili e quajti ‘arrogant’, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit i cili iu drejtua Vasilit se nëse e fyen sërish nuk do shkojë më në emision.

Pjesë nga debati

Vasili: Po me personat që kanë humbur vendet e punës çfarë do ndodhë?

Rama: Eni, me duket se ti as emisionin tënd nuk e ndjek, sepse këtë çështje ta sqarova në pjesën e parë të emisionit.

Vasili: Zoti Rama iu lutem mos u bëni arrogant se nuk është momenti.

Rama: Unë arrogant? Po të them se këtë ta kam sqaruar një herë. Dhe dëgjo Eni…nëse këtë e përsërit prap nuk do të vijë më në emision.

Vasili: Po më kërcënoni? Ju keni një orë që më fyeni…

Rama: E dëgjove atë që të thashë? Mos e përsërit më.

Më herët mbrëmjen e sotme kryeministri tha se masat shtrënguese janë ilaç i këtij virusi, pasi ende nuk ka një ilaç tjetër.

Kur pritet të përfundojë kjo luftë? Përgjigjet Rama, “Futeni mirë në kokë se prioritet është jeta”