Skip to content
Të Gjitha

Aksident fatal: Humbin jetën 3 të rinj, 1 në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Një aksident në kryqëzimin e Borizanit në Fushë-Krujë, ka rezultuar fatal për 3 të rinj që kanë humbur jetën, teksa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri dhe viktimat po udhëtonin me një automjet tip ‘Audi’ me targa AA 848 ZZ dhe janë përplasur nga një kamion me targa Kosove.

Në fotot e publikuara nga vendngjarja shihet se makina e tyre është shkatërruar e tëra.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin të rinjt.

Nga ana tjetër kujtojmë se 4 të rinjtë  kanë shkelur ‘shtetrrethimin’ e vendosur nga qeveria për shkak të ndalimit të përhapjes së COVID-19.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje ku po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.