Skip to content
Të Gjitha

Rama “u shtrëngon rripin” këmbësorëve, vendos fasha orare të reja për lëvizjen

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka parlajmëruar përshkallëzim të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke parë që gjatë orëve të paradites në rrugët e qyteteve numri i këmbësorëve është i madh, Rama ka vendosur të bëjë kufizime të tjera.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan, se që nga dita e nesërme do të ndalohet dalja në këmbë me persona të tjerë në krah.

Gjithashtu lëvizja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00.

Personat që thyejnë rregullin e ri do të gjobiten me 10 mijë lekë të reja dhe nuk do të marrin asnjë ndihmë shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit.

Postimi i plotë

MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH

🔴 NGA NESËR DALJA E KËMBËSORËVE DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

🔴 NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

🔴 SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë PËR ÇDO PERSON DHE SHKELËSIT NUK DO TË MARRIN ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E SOLIDARITETIT NË KUSHTET E KËSAJ LUFTE!

🔴 BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

🔴 NDJESË 1000 HERË🙏 PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!

Kujtojmë këtu se deri ditën e sotme, këmbësorët ndaloheshin të qarkullonin vetëm pas orës 18:00.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 59, nga të cilët 2 viktima dhe një i shëruar.

ISHP bën me dije se 30 prej të infektuarve ndodhen në repartin e Infektivit.