Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama publikon deklaratën e OBSH-së dhe shigjeton mjekun Petrit Vargu dhe ish-kryeministrin Sali Berisha

17:56 17/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mjekut Petrit Vargu, të cilët kanë thënë se duhet bërë tamponi në masë, pasi dhe OBSH e sugjeron një gjë të tillë.

Rama ka publikuar një deklaratë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe u bën thirrje qytetarëve të shikojnë këtë njoftim kur dëgjojnë togfjalëshin “OBSH” nga politikanët që ai i quan të papunë.

Po ashtu, në deklaratën e saj, OBSH ka vlerësuar masat e marra në vendin tonë, si edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

DEKLARATA E OBSH
Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira. OBSh-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror. Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së. Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar. Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale.

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157535410071523/

Më herët ditën e sotme, mjeku Petrit Vargu i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i drejton plot 15 pyetje, përgjigjet e të cilave i konsideron thelbësore në luftën kundër Coronavirusit.

Nga tamponët, tek respiratorët e fondet e vëna në dispozicion janë disa nga shqetësimet e mjekut.

Po ashtu, ai hedh dyshime edhe për mungesë trasnparence rreth numrit të të infektuarve teksa i drejtohet kreut të qeverisë: “Si ka mundësi që virusi është përhapur vetëm në 7 rrethe?” , dhe më pas vijon: “Pse nuk bën depistime në rrethet që sipas jush janë të paprekura?”

‘Pse s’i tregoni popullit të vërtetën’, mjeku Petrit Vargu i dërgon letrën me 15 pyetje Edi Ramës

 

Në rang botëror deri tani janë shënuar 7,531 viktima dhe janë regjistruar 190,929 të infektuar në 163 shtete, ndërsa në vendin tonë deri tani ka humbur jetën 1 person dhe janë infektuar 55 të tjerë, teksa në Kosovë janë 16 persona të infektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.

Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.

Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.

Të lidhura

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike
Kosovë

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Takimi i thirrur nga kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, ka përfunduar...

19:02 28/06/2025
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës
Aktualitet

Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

Një zjarr i fuqishëm përfshiu paraditen e sotme një zonë me kallamishta në lagjet pranë puseve të naftës në qytetin...

18:50 28/06/2025
Para

OBSH jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët: Ja kur duhet bërë testi për COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

18:50 28/06/2025
“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

18:43 28/06/2025
Kurti takon krerët e partive politike në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

Kurti takon krerët e partive politike në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

18:29 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.