Koronavirusi ka goditur ashpër vendin tonë fqinj koronavirusin, i cili është shteti i dytë në botë me numrin më të lartë të të prekurve dhe infektuarve.
Në Itali janë shënuar 17.980 raste pozitive me koronavirus, nga të cilët 2709 janë shëruar, ndërsa 2158 persona kanë ndërruar jetë.
Kryeministri italian Giuseppe Conte u ka dhënë zemër qytetarëve të tij, duke u shprehur: “Do ta mposhtim këtë armik të padukshëm”.
Ndërkohë Giovanni Rezza, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se nuk mund të bëhen parashikime se kur virusi do të arrijë pikun, pasi është shpërndarë me një shpejtësi të jashtëzakonshme.
Qeveria italiane, ka nxjerrë një dekret të quajtur “Cura Italia”, ku 350 miliardë euro do të vijnë në ndihmë të familjeve dhe bizneseve.
Gjithashtu në faqen e Ministrisë së Brendshme është publikuar edhe formulari i ri iu autorizimit për lëvizjen.
Mediat italianë kanë bërë me dije, se ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka dhuruar ditën e sotme 10 milion euro për rajonin e Lombardisë.
Edhe në vendet e tjera situata është përkeqësuar, ku në Francë, presidenti Macron pohoi se vendi është në luftë me COVID-19, ndërsa në SHBA, Donald Trump Shpalli gjendjen e emergjencës pak ditë më parë.
Lajme të mirë vijnë nga Kina, ku në epiqendrën e koronavirusit në Ëuhan është shënuar vetëm një i prekur në 24 orët e fundit.
Në rang global, shifrat nga koronavirusi janë 187.405 të infektuar, 7478 të vdekur dhe 80.848 të shëruar.