Skip to content
Të Gjitha

Çifti me koronavirus izolon fshatin Mbërs të Roskovecit, policia ngre pika kontrolli në hyrje dhe dalje

· 1 min lexim

Një çift i prekur nga koronavirusi në Mbërs të Roskovecit, ka bërë që të izolohet i gjithë fshati.

Në hyrje dhe dalje të fshatit janë vendosur dy patrulla policie, për të ndaluar daljen e banorëve.

Ka dyshime se çifti mund të ketë infektuar edhe banorë të tjerë të fshatit.

Ndërkohë një ditë më parë Bashkia e Roskovecit u bëri thirrje të gjithë banorëve të fshatit Mbërs, që të vetëizolohen.

Fieri numëron 6 të prekur nga koronavirusi, duke u bërë qyteti i dytë me numrin më të madh të të infektuarve pas Tiranës.

Ndërsa në rang kombëtar, numërohen 51 të prekur dhe një viktimë.

Nga këto 20 janë të shtruar në godinën e Infektivit në QSUT, ku 3 prej tyre po mbahen në terapi intensive.

Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke kufizuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Gjithashtu vijojnë thirrjet për të respektuar rregullat e higjienës dhe të vetëkarantinimit, për personat e kthyer nga Italia.