Kosova do ndëmarrë një hap të rëndësishëm në testimin e Coronavirusit, pasi pritet që të marrë 20 mijë aparatura që tregojnë për 10 minuta nëse pacienti është apo jo me Coronavirus.
Pajisja në fjalë është krijuar nga kompania ‘Spring’ me bazë në Zvicër dhe pjesë e saj janë edhe disa shqiptarë të Kosovës.
Agron Selimi, ka treguar në emisionin ‘Pressing’ :
‘’Ne përfaqësojmë kompaninë Spring nga Zvicra që është kompani që merret me hulumtimin e pajisjeve teknologjike. Kjo është një kompani zvicerane që ka partneritet me organizata shtetërore dhe testi bëhet siç bëhet matja e diabetit. E merr gjakun dhe e vendos në një provëz. Është edhe një pjesë tjetër e likidit dhe e testojmë. Është në testim dhe deri tani janë shitur 30 milionë copë.Ministria e Shëndetësisë është në bisdime drejtpërdrejt me kompaninë. Mendoj se do ta sjellim në javën e ardhshme dhe është e mirë për çdo qytetar. Është e mundshme të bëhet çdo natë. Është optimale për policinë dhe ushtrinë që nuk mund të bëjnë teste dhe të presin rezultate. 20 mijë copë do të sjellim në fillim të javës së ardhshme. 98% është saktësia e mjetit’’, thotë Selimi.
https://youtu.be/KrjWvPb2tVw
Të premten Kosova u prek nga COVID-19, pasi u konfirmuan zyrtarisht dy të infektuar me Coronavirus, teksa dje u shënua rasti i tretë.
Pas testeve që janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë dhe 10 persona të tjerë dhe tashmë janë 15 të infektuar të cilët ndodhen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
Në këto kushte Qeveria e Kosovës ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme dhe lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme, që u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë vendit që nëse kanë simptoma të Coronavirusit të telefojnë në numrat sipas shteteve përkatëse.
Kosova shpall gjendjen e emergjencës nga COVID-19, thirrje shqiptarëve të diasporës
Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, teksa janë ndaluar hyrje-daljet për të gjithë qytetarët në komunat e Klinës dhe Vitisë, ku u shënuan dy rastet e para.
Ndërkohë, është vendosur mbyllja e institucioneve arsimore deri më 27 mars, pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore dhe pezullimi i të gjitha aktivitetet publike.
Po ashtu është ndërprerë edhe transportit ndërurban dhe janë mbyllur kufijtë tokësor për të gjithë ata që hynë në Kosovë, ndërsa sot janë mbyllur të gjitha lokalet, baret e qendrat tregtare, ku përjashtim bëjnë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë.
Kurti bëri të ditur se kanë bërë edhe pezullimin e përkohshëm për të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin “Adem Jashari”, ku përjashtim bëjnë vetëm fluturimet ushtarake apo medicinale.
2 të infektuar nga Coronavirusi, Kosova nuk i lejon vetes gabime: Merr masat e rrepta