Skip to content
Të Gjitha

Nuk iu bindën urdhërit të qeverisë për koronavirusin, policia shoqëron mbi 50 persona

· 1 min lexim

Policia në Bashkëpunim me Forcat e Armatosura kanë vijuar me kontrollet nëpër rrugët e Shqipërisë, për të ndaluar qytetarët që nuk respektojnë urdhërin e qeverisë.

Mësohet se janë shoqëruar mbi 50 persona për mosbindje, pasi kanë lëvizur në rrugë me makina private.

Sipas “Dosja.al”, në Vlorë janë ndaluar 6 shoferë, ndërsa në Fier janë gjobitur 20 drejtues mjetesh, të cilëve u janë marrë edhe çelësat.

Pavarësisht këtyre rasteve, shumica e shqiptarëve i janë bindur urdhërit të qeverisë.

Në vendin tonë janë shënuar 23 të prekur dhe 1 viktimë nga koronavirusi.

Qeveria ndërkohë ka vendosur një sërë masash shtrënguese, që nga mbyllja e lokaleve, shkollave, fasonerive, call center-ave dhe anulimi i aktiviteteve publike.

Ministria e Shëndetësisë ndërkohë bën thirrje për respektimin e rregullave të higjienës dhe minimizimin e daljeve nga shtëpia.