Dy javë më parë Koreja e Jugut ishte vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve nga Coronavirusi, pas Kinës.
Mirëpo, tashmë kjo situatë i përketë të shkuarës sepse këtë javë është shënuar një rënie e kosniderueshme e të prekurve, nga 518 të infektuar që ishin të premten, në 165 të infektuar që u shënuan ditën e djeshme.
Por, çfarë ndikoi në përmirësimin e situatës?
Mediat e huaja shkruajnë se një efekt shumë të madh dhanë masat e rrepta parandaluese, ku janë shmangur radhët nëpër supermarkete, dyndja në mjetet e transportit publik, respektimi i distances së sigurisë dhe masat e tjera vetjake.
Përveç këtyre masave, që janë marrë edhe në vendin tonë, autoritetet kanë angazhuar edhe ushtrinë për të garantuar zbatimin e masave qeveritare.
Megjithatë, duket se një ndihmë të madhe në frenimin e valës së Coronavirusit ka patur dhe një aplikacion që informon përdoruesit mbi përhapjen e infeksionit, duke i treguar distancat që duhen mbajtur nga zonat e kuqe.
Po ashtu, ky aplikacion orienton përdoruesit se cilat janë zonat e rrezikut që duhen shmangur, ndërkohë, janë ngritur edhe stacione të shumta testimi për përdoruesit e makinave e po dezinfektohen vendet publike.
Nga ana tjetër, në një kohë kur Europa po dridhet nga Coronavirusit, i cili po përparon me shpejtësi, edhe Kina është gati ‘t’i japë duart’ teksa situata po përmirësohet dita-ditës.
Ndërkohë, 102 vende në të gjithë botën janë prekur nga virusi i rrezikshëm, mes të cilëve edhe vendi ynë ku janë deri më tani 10 të infektuar.
Më herët pasditen e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama mblodhi qeverinë ku bëri me dije masat e reja të marrë në kuadër të goditjes së vendit nga Coronavirusi.
Mbledhja e qeverisë: Nga shpërblim prej 1 mijë eurosh për stafin mjekësor tek masat ekstreme