Skip to content
Të Gjitha

Goditi efektivin e policisë, pranga 62-vjeçarit në Librazhd

· 1 min lexim

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit, pasi goditi efektivin.

Pasi mori një telefonatë, se një person i dehur po sillte shqetësim, policia shkoi menjëherë në vendngjarje.

Mirëpo 62-vjeçari ka kundërshtuar punonjësin e policisë dhe e ka goditur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë”.

Njoftimi i Policisë

Librazhd

Në gjendje të dehur, kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë, vihet në pranga 62-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.B., 62 vjeç, banues në Librazhd. Pas një telefonate në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Librazhd për një shtetas në gjendje të dehur që sillte shqetësim, menjëherë ka shkuar patrulla e Policisë për ta shoqëruar në spital, por shtetasi ka kundërshtuar duke e goditur punonjësin e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë”.