Mbrëmjen e djeshme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para të të prekurve me Koronavirus në Shqipëri.
Bëhet fjalë për babë e bir, respektivisht 54 dhe 28 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në QSUT në spitalin Infektiv, ku mësohet se janë në gjendje të stabilizuar.
Në një njoftim në Facebook, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka qenë 28-vjeçari ai që ka ardhur në Shqipëri nga Firence e Italisë, një zonë me një numër të lartë të të infektuarve.
Mësohet se ka qenë pikërisht ai që ka infektuar babanë e tij, pasi ka ardhur me makinën e tij personale në rrugë tokësore, nga pika doganore e Hanit të Hotit.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme mëngjesin e së hënës, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se i riu ka mbërritur në Shqipëri më 26 shkurt, pa dhënë detaje mbi lëvizjet e tij para diagnostikimit me Koronavirus.
Sakaq, detaje mbi jetën e dy të prekurve janë bvërë publike nga “ABC News” që raporton se familja e dy të prekurve jeton në kryeqytet.
Mësohet se V.K. 54 vjeçn dhe P.K. 28 vjeç banojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe kanë pasur kontakte me persona të tjerë.
Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se ka nisur puna për të kontaktuar personat me të cilët dy të prekurit mundtë kenë pasur kontakt, ndërsa mësohet se edhe familjarët e tjerë të dy të prekurve janë futur në karantinë në spitalin Infektiv në QSUT.