Coronavirusi vijon të përparojë ndjeshëm teksa ka shkuar në 3, 652 numri i viktimave dhe 107,420 njerëz janë infektuar në rang global.
Të prekur janë regjistruar në një pjesë të madhe të shteteve, ndërsa gjendja më alarmante paraqitet në shtetin fqinj, Itali, ku kanë humbur jetën 233 persona, ndërsa 5, 883 të tjerë janë infektuar.
Javën e fundit COVID-19 ka alarmuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numri i vdekjeve ka shkuar në 20 persona, duke bërë që guvernatori i New York të shpallë gjendjen e emergjencës.
Ndërkohë në të gjithë vendin janë mbi 400 të infektuar , referuar të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Kujtojmë se, më shumë se 3,000 njerëz mbetën në karantinë në Grand Princess, një anije lundrimi e ankoruar në brigjet e San Francisko, Kaliforni, dhe mbi 20 prej tyre rezultuan të prekur nga virusi i ri.
Në vendin tone nuk ka asnjë të prekur, teksa ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri tani janë testuar 59 raste, por të gjithë kanë rezultuar negativ.
59 raste të dyshuara për Coronavirus në Shqipëri, këto janë rezultatet
Personat e dyshuar kanë shfaqur shenja të infeksionit respirator dhe kanë vizituar vende të prekura nga virusi, teksa rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës.
Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 23,035 udhëtarë, të cilët kanë qenë në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës, ndërsa në 24 orët e fundit në nr. 127, ka patur 1391 thirrje.