Qeveria italiane ka marrë masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Që nga dita e nesërme, pritet që të gjithë shkollat dhe Universitetet, do të mbyllen deri në mes të marsit.
Njoftimi zyrtar do të vijë menjëherë pas konfirmimit nga liceu shkencor.
Tashmë autoritetet po përpiqen që të ulin numrin e të prekurve në jug të vendit, të cilët janë shumë pak në krahasim me veriun.
Në Lombardi dhe Emilia Romagna është java e tretë që shkollat vijojnë të jenë të mbyllura.
Qeveria italiane njëkohësisht po trajton me shumë seriozitet edhe ndihmën për familjet, fëmijët e të cilëve nuk po ndjekin shkollën për shkak të koronavirusit.
Giorgia Meloni e “Fratelli d’Italia”, tregon se ka bërë propozim, për t’i dhënë ndihmë ekonomike familjeve me fëmijë të vegjël, për të përballuar pagesat e baby sitter-ëve.
Deri më tani Italia numëron 79 viktima nga koronavirusi dhe mbi 2500 të infektuar.
Numri i të shëruarve ndërkohë është në rritje, ndërsa numri i personave të infektuar po vjen në zbritje.