Skip to content
Të Gjitha

Helmimi në gjimnazin e Fierit, ja për çfarë dyshon policia

· 1 min lexim

30 nxënës të gjimnazit të Fierit, “Janaq Kilica” u dërguan me urgjencë në spital ditën e sotme.

Ata nuk u ndjenë mirë dhe u detyruan të braktisin orën e mësimit.

Drejt vendit të ngjarjes ka shkuar një ekip i Inspektoriatit Shëndetësor, për inspektim.

Ndëkohë në njoftimin e policisë, thuhet se ka dyshime se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës.

Ngjarja është duke u hetuar nga Prokuroria, e cila ka nisur mbledhjen e provave.

“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet ne njoftimin e policise.