Pasditen e sotme kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta, në ambjentet e Presidencës.
“Faxweb” ka mësuar se Basha dhe Meta kanë diskutuar për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
Ky takim vjen një ditë pas manifestimit të thirrur nga presidenti.
Ditën e djeshme kreu i shtetit firmosi edhe dekretin për kthimin mbrapsh të ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Meta gjithashtu kërcënoi se do të shpërndajë me dekret parlamentin, nëse mazhoranca nuk tërhiqet nga veprimet e saj.
Kryeministri Rama nga ana tjetër, deklaroi se presidenti nuk e ka tagrin për të shpërndarë parlamentin.