Një student nga Singapori ka rënë pre e një sulmi në rrugët e Londrës.
Një grup djemsh e kanë quajtur Jonathan Mok, “koronavirus” dhe më pas e kanë goditur me grushte në fytyrë.
Njëri prej tyre i ka thënë 23-vjeçarit: “Nuk e dua kornavirusin tënd këtu”
Studenti me baba anglez dhe nënë kineze ka postuar fotot në internet, ku duket, që ka marrë plagë serioze.
Ai mund të ketë nevojë edhe për ndërhyrje kirurgjikale, për të rikuperuar pamjen e tij.
Sulmi ndaj 23-vjeçari është regjistruar më 24 shkurt në rrugën “Oxford” në Londër.
Gjatë përballjes me grupin e djemve, ai u ka thënë “frikacakë” dhe se duhet të rriten.
Në rrëfimin e tij në rrjetet sociale, studenti bën me dije se ka jetuar dhe studiuar për dy vitet e fundit në kryeqytetin britanik dhe se ishte ndeshur me episode racizmi për shkak të origjinës, edhe para përhapjes së koronavirusit.