Skip to content
Të Gjitha

U vra në Durrës: Ja kush është i riu i dënuar për trafik droge, pjesë e listës së OFL (FOTO)

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë u regjistrua në Durrës, ku dy persona u vranë me armë zjarri.

Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza ishin duke ecur në këmbë, kur u qëlluan nga disa persona që gjendeshin në makinë.

Tronditet sërish Durrësi, dy persona vriten me armë zjarri

Së fundmi, detaje të reja janë zbuluar rreth Dorian Shkozës, për të cilin mësohet se ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge.

Ai është liruar nga burgu në vitin 2010 dhe së fundmi ka qenë një ndër subjektet e OFL-së, ndonëse emri i tij nuk ishte publikuar ende si pjesë e listës.

Në foton e mëposhtme është Dorian Shkoza  dhe fotot janë siguruar nga Faw.web:

Policia ka gjetur më herët mbrëmjen e sotme një makinë tip “Mercedez Benz” të djegur në zonën e njohur si Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.

Makina dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së dyfishtë, të cilët më pas e kanë braktisur për të mos lënë gjurmë.

Automjeti ka targën AA 639 ZE që rezulton se i është vjedhur shtetasit me iniciale R.L.

Ata nuk janë identifikuar ende, megjithatë policia po vijon punën për kapjen e tyre.

Ndërkohë, pistat që policia ka ngritur janë: përfshirja në trafikun e drogës, prishje e pazareve të drogës, ose ndonjë konflikt i mëparshëm mes viktimave dhe autorëve.

Lexo:Vrasja e dyfishtë në Durrës: Policia bie në gjurmët e autorëve