Skip to content
Të Gjitha

“Gjithçka është e manipuluar”, zbardhet dëshmia e Henri Çilit në polici

· 1 min lexim

Pronari i Universitetit Europian të Tiranës Henri Çili u arrestua ditën e djeshme, pas një hetimi disa mujor të Prokurorisë.

Çili akuzohet se ka marrë 750 mijë euro dhe prona nga Adil Aliko, për të ndikuar në vendimin e Gjykatës së Lartë, për lirimin e dy djemve të tij, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

“Balkanweb” mëson se pronari i UET fillimisht ka refuzuar të japë shpjegime.

Më pas në një orë e gjysmë seancë pyetjes nga oficerët e policisë gjyqësore mësohet të ketë thënë se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe gjithçka është e manipuluar.

Ndër të tjera ai ka thënë se do t’i kundërshtojë me fakte dhe prova të gjitha akuzat ndaj tij.

Mësohet se Çilit do t’i komunikohet masa e sigurisë ditën e nesërme në Gjykatën e Faktit në Përmet.

Mbi Henri Çilin rëndojnë veprat penale; “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.