Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Drejtorin e Drejtorisë Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi.
Ky i fundit ishte gjithashtu edhe kandidat për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por u skualifikua pas testit të poligrafit.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e nxorri të pastër në të treja shtyllat e vlerësimit Shkëmbin.
Në seancën e parë dëgjimore më 7 shkurt, ai paraqiti prova të reja, përsa i përket problemeve të evidentuara me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.
Kujtojmë se Artan Shkëmbi është kreu i task-forcës “Forca e Ligjit”.