Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në Durrës me iniciale G.M., për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrolle atij iu gjetën 2 kapele policie dhe një pistoletë.
I riu rrezikon të dënohet me 7 vite burg për “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, municion luftarak dhe kapele me mbishkrimin policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me arnë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. M., 26 vjeç, banues në Durrës.