Më herët mbrëmjen e sotme, Policia e Shtetit njoftoi se një traget me mbetje të rrezikshme që vinte nga Italia është ndaluar në portin e Vlorës dhe në pranga kanë rënë 6 persona.
Gjatë kontrolleve të kryera blutë kanë gjetur në pjesën fundore të tragetit një sasi të papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.
Së fundmi, janë zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin “Amianti” i cili vuri në pranga gjashtë persona nga 28-71 vjeç.
Bëhet me dije se të arrestuarit kanë bërë 15 rrugë, pa arritur të zbuloheshin, duke u kamufluar pas një firme pastrimi.
Mbetjet e rrezikshme ishin vendosur nëpër enë të mbështjella me një letër të verdhë, që mbante sipër logon e një firme italiane të quajtur “Eni”.
Më pas ato ishin vendosur në disa fuçi të mëdha e të zeza, të cilat po ashtu ishin me logon e verdhë “Eni”.
Kompania në fjalë e ka bazën në Romë dhe merret me distribuimin dhe shpërndarjen e gazit në banesa dhe me linjën e energjisë elektrike.
Të arrestuarit kanë deklaruar për policinë se në Shqipëri fusnin produkte kimike për pastrim, në emër të një firme “Delfini 1”, që i fusnin në fuçi nafte, i hipnin në furgonin tip “Iveko”, me targa AA 417 SC dhe me anë të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë i sillnin në Shqipëri.
Po ashtu, janë zbuluar edhe identitetet e personave të arrestuar:
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi”
Arber Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë shoferi i fugonit tip “Iveko”, me targa AA 417 SC
Agron Brataj, 48 vjeç, banues në Vlorë drejtor operativ i agjensisë Euroferries”
Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë, kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlorë administratore e firmës së pastrimit “Delfini
Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlorë zëvendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.
Mafia e Santa Corona Unita e Brindisit ka vite qe e perdor tragetin (tragetet) per tu pasuruar me kontrabande te cdo lloj, organet e specializuara te shtetit duhet te bashkepunojne me policine e shtetit italian dhe te kryej hetime te thelluara sepse ne Brindisi qysh nga viti 1996 dhe ne vazhdim jane arrestuar per “kontrabande te qenieve njerezore dhe organizim te kalimit ta pa ligjshem te kufrit” me dhjetra ish ekuipazhe te trageteve te kesaj kompanie mafioze. Ministria perkatese nuk duhet tja rinovoje me Licencen nese do tu jap fund pergjithmone kontrabandes te gjithe tipeve nga subjekte vendase apo te huaj te Lincensuar prej saj.