Skip to content
Të Gjitha

Ish zv.ministër, ja kush është kreu i ri i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

· 1 min lexim

Ervin Mete është kreu i ri i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Më herët Mete ka mbajtur postin e zv. Ministrit të Financave, detyrë nga e cila është liruar në 22 maj të 2017-ës.

Në shtatorin e vitit të shkuar, ai ishte në krye të bordit të AMF-së.

Në këtë pozicion, Mete pason Ervin Koçin, mandati i të cilit ka mbaruar.

Koçi mori drejtimin e këtij autoriteti më 6 prill të 2017-ës, pas shkarkimit të Enkelejda Shehit.

Më parë se të emërohej në krye të AMF, Koçi ka qenë deputet i Partisë Socialiste.