Skip to content
Të Gjitha

Rimëkëmbja pas tërmetit, 7 zonat e rindërtimit botohen në Fletoren Zyrtare

· 1 min lexim

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar 7 zonat e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Tashmë shtatë zonat e reja janë botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Zona 2 dhe 3 në Durrës

Në Durrës do të ketë dy zona rindërtimi, në Lezhë dy zona, një në Kavajë-Golem, një në Vorë-Marikaj dhe një në Krujë.

Qeveria ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit si zbatuese për ndërtimin e banesave të reja, ose rikonstruktimin e tyre.

Zona 1 dhe 2 në Lezhë

Pak ditë më parë, Shqipëria mblodhi më shumë se 1.15 miliardë euro nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel.

Kjo shumë përfshin huatë, grantet dhe projektet e zhvillimit dhe kalon faturën e dëmeve prej 1.08 miliardë eurosh, të llogaritura nga qeveria shqiptare.

Zona në Krujë dhe Kavajë

Menjëherë pas Konferencës, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shprehu të gjithë gëzimin e saj, për tejkalimin e pritshmërive.

Ajo tha se qeveria shqiptare do të jetë nën monitorim dhe nuk do të lejohet asnjë formë korrupsioni.

Zona e rindërtimit në Vorë