Skip to content
Të Gjitha

Shoferi hidhet nga makina në ecje e sipër pasi u përfshi nga flakët

· 1 min lexim

Në qytetin e Fierit një makinë është përfshirë nga flakët.
Mësohet për ‘balkanweb’ se automjeti i tipit ‘Renault’ ka marrë flakë teksa ishte në ecje e sipër.
Ngjarja ka ndodhur pranë bashkisë së qytetit në rrethrrotullim.

Bëhet me dije se shtetasi Ismail Driza i cili është pronar i automjetit, ishte hedhur nga makina por nuk ka pësuar dëmtime.
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa shkak i djegies së mjetit dyshohet të ketë qënë një shkëndi elektrike.