Skip to content
Të Gjitha

Vrasje dhe trafikim fëmijësh, policia publikon të dhënat e tre personave të shumëkërkuar

· 1 min lexim

Policia ka publikuar emrat e tre personave, në kërkim për vepra të rënda penale.

Flamur Ndino në vitin 1995, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi një fëmijë  3 vjeç.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar Ndinon me burgim të përjetshëm për rrëmbim.

I dyti në listë është Misir Tare, i cili në vitin 1993, në fshatin Pashalli të Beratit, ka vrarë me armë zjarri gruan e tij dhe dy prindërit e saj.

Tare është dënuar nga Gjykata e Beratit me burgim të përjetshëm për vrasje të trefishtë.

Emri tjetër i publikuar nga policia është Besnik Coka, i cili ka vrarë një punonjës policie në vitin 1997 te “Ura e Setës” në Dibër.

Ai është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Dibrës.