Sulmoi seksualisht dy femra, shqiptari në Angli dënohet me 13 vite burg
Një shqiptar është dënuar me 13 vite burg në Angli për sulme seksuale.
Sipas mediave britanike bëhet fjalë për 42-vjeçarin Altin Bushati.
Ky i fundit kishte sulmuar dy femra në 2017-ën, me qëllim për t’i përdhunuar.
Ai kishte ushtruar edhe forcë, me qëllim që të kryente marrëdhënie seksuale me to.
Mediat angleze e etiketojnë Bushatin si “përdhunuesi i Harloë”
Shqiptarit iu vunë pranga më 7 korrik të 2017-ës në Harloë.
Ai u shpall fajtor për katër akuza, midis të cilave dy sulme fizike, një përdhunim dhe një sulm seksual.
Pasi të kryejë dënimin ai do të deportohet në Shqipëri.
