Delegacioni i Komisionit të Venecias ka mbërritur në Tiranë, për të dhënë opinionin e tij në lidhje me paketën “Anti-shpifje”.
Anëtarët e Komisionit, pritet të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e mediave audio-vizive, por edhe me zyrtarë të lartë.
Komisioni i Venecias do të nisë axhendën e takimeve me kryeparalmentarin Gramoz Ruçi dhe më pas me kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit.
Të martën ndërkohë delegacioni do të takohet me presidentin Ilir Meta dhe më pas me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP dhe avokaten e popullit, Erinda Ballanca.
Paketa “Anti-shpifje”, u dërgua më Komisionin e Venecias, nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE.
Ligji u kthye sërish në Kuvend nga presidenti, Ilir Meta, ndërsa mazhoranca nuk i votoi projekt-ligjet.
Kjo nuk është hera e parë që kërkohet mendimi i Komisionit të Venecias.
Më herët, Komisioni ka dhënë opinione në lidhje me zgjedhjet, apo shkarkimin e presidentit Ilir Meta.