Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas deklaratës së kryedemokratit, mjekja e QSUT “i përvishet” Bashës: “Komplet injorant! Qesh se nuk qaj dot”

00:06 08/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha në një komunikim virtual me qytetarët u shpreh ndër të tjera se pacientët në QSUT po vdesin sepse dërgohen në sallën e operacionit me ashensor.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ashpër një ndër mjeket e këtij spitali Slivana Çeliku, e cila e quan Bashën “komplet injorant” duke kërkuar dhe ndjesë për shprehjen sepse sipas saj kryetari i opozitës nuk mund të artikuloj “budallallëqe të tilla” të turpshme dhe keqdashëse.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Çeliku shkruan se salla e urgjencës është ende në katin e parë dhe nuk është zhvendosur ndaj s’lind nevoja e përdorimit të ashensorit.

Por, pavarësisht kësaj, thekson se në shumë vende të botës sallat e operacionit janë në katet më të larta të spitaleve dhe ashensorët s’janë shkak për vdekje.

Vlen të theksojmë se një qëndrim kritik mbajti ditën e sotme edhe Sali Berisha, i cili e konsideroi të papërgjegjshëm qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të qeverisë ndaj masave të marra për virusin kinez.

Madje, Berisha shkroi se disa burime kanë konfirmuar se shtetasit shqiptar që vijnë nga Kina, gjithashtu dhe shtetas kinezë, kalojnë në aeroportin e Rinasit pa asnjë kontroll të veçantë.(lexo këtu)

Reagimi i plotë i mjekes Çeliku:

Sot te gjitha gazetat kishin prononcimin e kryetarit te opozites per sallat e kirurgjise dhe per pacientet qe vdesin nderkohe qe hypin ne ashensor. Beni mire ju qe jeni rrorull kryetarit te informoheni vete me mire e mos i vini kryetarit ne goje fjale qe e nxjerrin ate ,me falni per shprehjen, komlet injorant.

Une nuk jam as e majte e as e djathte,jam thjesht profesioniste e ne punen time dua te kem dinjitet, kushte te mira pune e nje page te mire. Kirurgjia e pergjitheshme kishte 90 vjet qe nuk kishte pare asnje investim si ai i bere kohet e fundit. Kush e mohon ose eshte qorr ose eshte ziliqar e nihilist. A punojme sot ne kirurget ne kushte me te mira ne sallat e operacioneve per shkak te ppp se se sterilizimit? Pa diskutim qe po. Mos e dhente zoti te kthehemi pas. Do te jete fatkeqesia me e madhe per kirurgjine, personelin e sallave e kirurget.

Por me qesharake nga te gjitha ishte pretendimi se te semuret vdesin sepse vonohen kur hypin ne ashensor.Por kur ka dhe mjeke qe e thone kete mendo masa e gjere dhe kryetari i opozites qe del bllof e i pakulturuar kur artikulon budallalleqe te tilla. Se pari salla e urgjences eshte ende ne katin e pare,,aty ku ka qene,dhe sedyti ne shume vende te botes sallat jane ne kate te larta.

Eshte e turpeshme dhe keqedashese te akuzosh ashensorin si shkak vonese. Qesh e indinjuar se nuk qaj dot. Ju pershendes e ju uroj naten e mire thjesht si profesioniste qe kerkon zhvillim. Sinqerisht nje mjeke.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Lulzim Bashamjekja e qsut

Të tjera

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
Para

Policia “blindon” Gjirokastrën, bllokohen dhjetëra makina luksoze dhe shoqërohen 9 persona

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English